Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se situata në Ukrainë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe se Franca do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve.

“Situata po përkeqësohet çdo ditë. Njerëzit vdesin, lodhja vendoset në … ne nuk kemi arritur të marrim një armëpushim”, tha Macron për televizionin LCI.

Rusia njoftoi të hënën “korridore humanitare” të reja për të transportuar ukrainasit e bllokuar nën bombardimet e saj – në vetë Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusi, një veprim i cili u denoncua menjëherë nga Kievi si një marifet imoral.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: