FRANCË

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zbuluar se SHBA, Kina, Franca dhe Britania janë dakord për një armëpushim botëror për shkak të COVID-19.

Macron thotë se ka kontaktuar me presidentin kinez Xi, amerikanin Trump dhe kryeministrin britanik Johnson që të kenë një armëpushim dhe ata kanë qenë dakor.

Për më tepër kjo do të konkretizohet në Këshillin e Sigurisë së OKB ku Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres do të drejtojë thirrjen ndaj vendeve kryesore për armëpushim.

Po ashtu Macron shprehet se nuk ka biseduar me Putin ende por është i sigurt se do të pranojë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb