Aleatët nuk duhet ta shtyjnë Ukrainën në kushte të papranueshme paqeje me Rusinë, tha  Presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë shtypi në Uashington.

“Ne kurrë nuk do t’i nxisim ukrainasit që të bëjnë një kompromis që nuk do të jetë i pranueshëm për ta,” u përgjigj presidenti francez kur u pyet për mundësinë e përfundimit të luftës.

Ai theksoi se ukrainasit “mbrojnë jetën e tyre, shtetin dhe parimet tona”.

“Nëse duam një paqe të qëndrueshme, duhet të respektojmë ukrainasit për të vendosur momentin dhe kushtet në të cilat ata do të negociojnë për territorin dhe të ardhmen e tyre”, tha Macron.

Macron ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb