Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën pasi një anijeje mallrash dhe një varke u përplasën në verilindje të Madagaskarit.

Mediat lokale raportuan se anija e mallrave në lumin Loza goditi një varkë me 35 persona.

Varka u zhyt ndërsa 9 persona humbën jetën. Fati i pasagjerëve të tjerë nuk dihet.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të dritës së pamjaftueshme në varkë dhe se për këtë arsye anija nuk e ka vënë re.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb