Mban titullin “Made in Albania”, autor i saj është dramaturgu Stefan Çapaliku ndërsa regjisor i shfaqjes, puna për të cilën ka nisur tanimë, është Altin Basha. Është kjo një dramë shqipe për shqiptarët, për jetët e tyre, për përditshmërinë e tyre, për vuajtjet dhe gjithçka ndodh me qenien në një rrugëtim jete!

Dy ndër protagonistët e shfaqjes janë aktorë të zëshëm të skenës sonë. Jane Zyliha Miloti dhe Luftar Paja. Dramaturgu Çapaliku përmes kësaj drame do të shohë përtej, në atë që po ndodh sot me dramën shqipe.

‘Made in Albania’ do të jetë premierë në nisje të pranverës në skenën e Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ dhe realizuesit e saj kanë një qëllim, ta shndërrojnë atë në një ngjarje artistike dhe kjo kohë të jetë një hapësirë debati për çështje të teatrit.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: