Kur gjërat bëhen serioze, kur italianët e shohin vetën të rrezikuar, kthehen gjithnjë në identitetin e tyre, mbrohen, fundja kjo është e natyrshme dhe nuk i duhet shumë sforco. Luis Enrique me futbollin e tij e bëri Italinë të dukej e vogël, i imponoi filozofinë e tyre që nga minuta e parë. Ishte e qartë që kjo sfidë do të vendosej në mesfushë, Mancini u përpoq të luftonte Spanjën në pikën e tyre më të fortë por nuk ia arritën dot, “furitë e kuqe” ishin thjeshtë të papërmbajtshëm, i detyruan “azzurrët” të vraponin pafund në ndjekje të topit, praktikisht i nxorën jashtë loje dy nga tre mesfushorët, Barella dhe Verratti. Nuk është një sekret që Spanja është eksperte në këtë fushë, “tiki-taka” e tyre është në një legjendë dhe këtë herë e aplikuan në versionin më të mirë përballë Italisë.

211478742 4414679831918162 5286316165276537290 N
211478742 4414679831918162 5286316165276537290 N

Ekipi i Mancinit diti të vuaj, i rezistoi presionit të madh, dhe e goditën Spanjën në momentin e tyre më të mirë, shfrytëzuan çdo detaj. Nuk arritën të ruanin dot avantazhin e fituar pas golit të Chiesa, por rezistuan duke e dërguar ndeshjen aty ku dëshironin, tek penalltitë. Pas një fillimi evropiani fantastik, me një lojë shumë të bukur dhe shumë ndryshe, në momentin më të vështirë, Italia u kthye në identitet, duke vërtetuar se në ndeshje të tilla nuk ka rëndësi loja, filozofia, por rëndësi ka vetëm të arrijnë qëllimin në çdo formë, në fund ia arritën duke mos vjedhur asgjë dhe duke konfirmuar se Mancini ka gati planin B në çdo rast, një filozofi të qartë dhe unike që i ka sjell “azzurrëve” sukses në historinë e futbollit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb