Ish- Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright më 12 qershor do të vizitojë Kosovën. Këtë vizitë, Albright po e bënë në nder të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ajo pritet që të mbajë të mërkurën një fjalim në tubimin qendror.

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright kohë më parë kishte deklaruar se ndihma që ka dhënë për popullin shqiptar të Kosovës është arritja më e madhe e saj gjatë kohës sa ishte sekretare Shteti.

“Ndonëse na ndanë oqeani, Kosovën dhe popullin e saj e kam gjithnjë në mendje. Sa herë më pyesin se cila është arritja ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve kam qenë krenare për hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt stabilitetit më të madh, përparimit dhe integrimit në bashkësinë Euro-Atlantike”, kishte thënë Albright në urimin e saj për 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb