Ylli i muzikës pop, Madonna ka bërë kërdinë teksa ishte e ftuar në “The Tonight Show”, të prezantuesit legjendar Jimmy Fallon. Këngëtarja goditi prezantuesin në formë shakaje me shpulla dhe më pas iu hodh mbi shpinë, në pamjet që po qarkullojnë masivisht në rrjet.

Miss Ciçone ishte në transmetim televiziv për të promovuar albumin e saj të fundit “Finally Enough Love” i cili do të publikohet më 19 gusht. Madonna mbante skarë mbi dhëmbë dhe e pyeti prezantuesin: “Më duket sikur po bëj gagaçen. A po belbëzoj? Më thuaj të vërtetën?”.

Dhe Fallon iu përgjigj: “Jo, nuk e bëre”.

Por këngëtarja sërish i tha: “Ja po t’i tregoj” dhe Fallon në atë moment iu lut: “Jo, jo, lëri brenda, duket më mirë ashtu”.

“Më pëlqen mënyra se si duken bizhuteritë në gojën time, kam dhëmbë shumë të keq”, u shpreh më vonë ylli i popit.

Më pas këngëtarja e ka kapur prej dore dhe i ka dhënë një “shuplakë” Jimmy, ndërsa të dy kanë shpërthyer në të qeshura.

Pak çaste më vonë Madonna u shfaq me një çantë të vogël ku shkruhej “butch” dhe pasi e detyroi prezantuesin që ta vishte, Fallon u shtri përtokë nga e qeshura.

Kështu Madonna u hodh me shpejtësi mbi të dhe më pas bëri sikur e “kalëronte” ndërsa publiku brohoriste.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb