Mes Madonës dhe Guy Ritchie vazhdon lufta e hapur. Regjisori duket se ka hapur një proces për ish bashkëshorten, që e pengon këngëtaren të ndërtojë një raport me djalin e tyre David Banda, 14 vjeç, me origjinë nga Malawi, që të dy e kanë adoptuar në 2005.

Pavarësisht se nuk është djali i saj biologjik, ylli i pop-it nuk e ka fshehur kurrë që ka një dobësi për të dhe e konsideron ‘trashëgimtarin’ e saj.

Në 23 dhjetor, Ritchie ka prezantuar një mocion kundër këngëtares që e pengon atë të shoh djalin adoptiv, duke penguar në këtë mënyrë edhe raportin mes këtij të fundit dhe vëllai Rocco që jeton me babain. Sipas asaj të raporton ‘Il Giornale’, seanca dëgjimore mes Ciccone dhe regjisorit britanik do të jetë në 1 janar 2020.

Që nga momenti i ndarjes së çiftit, David dhe Rocco (djali që këngëtarja ka me regjisorin britanik) ishin në qendër të mosmarrëveshjeve të forta. Teksa i dyti nuk donte të qëndronte me të ëmën, i pari pranoi me kënaqësi të qëndronte me Madonnen.

Madonna, që ka një raport shumë të keq edhe me vajzën e saj të madhe Lourdes Maria, përpiqet me të gjitha mënyrën të mbajë djalin e saj adoptiv. Për Krishtlindje këngëtarja ka postuar në Instagram një video të djalit, që i ulur në një piano, i bie muzikës “Your Song” të Elton John. “Kartolina më e mirë e Krishtlidjes që një nënë mund të marrë’, shkruante ajo, për të ritheksuar edhe një herë se sa të lidhur janë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb