Madonna fton këngëtaren Shqiptare Rita Ora në videoklipin e saj të ri. Sipas gazetës britanike “The Sun”, Madona është shumë e entuziazmuar për këtë bashkëpunim me këngëtaren e suksesshme shqiptare me famë botërore edhe pse nuk e ka publikuar ende se për cilën këngë të albumit të saj bëhet fjalë.

Ndërkohe Rita sapo ka publikuar një pjesë të hitit të saj të ri Poison, që pritet t’i paraprijë albumit që do të nxjerrë në treg këtë vit. Albumi i Ritës ishte parashikuar të dilte në treg më herët por për shkak të ndarjes së saj me producentin Calvin Harris me të cilin kishte punuar pjesën më të madhe të këngëve të saj, shtëpia diskografike e saj vendosi ta shtyjë daljen në treg të albumit për shkak të shqetësimeve lidhur me të drejtat e autorit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: