“Mos shkoni në Kanada, atje është kaq e mërzitshme!!!”. Maddona i drejtohet drejtpërdrejtë Meghan dhe Harry në një mesazh të ndarë me një klip në Instagram, duke ju lutur të mos lënë Mbretërinë e Bashkuar.


Dhe për t’i ftuar ata të qëndrojnë u ofron atyre apartamentin e saj super luksoz në Mahnatan me një pamje nga Central Park. Një propozim i pazakontë, joshës, por sa i ‘pavëmendshëm’ aq edhe ikonik… ‘ala Madonna’, me pak fjalë.
‘Material Girl’, e cila është filmuar gjatë një pauze make-up, përpara një prej koncerteve të saj për Madame X Tour, e ka përshkruar panoramën e apartamentit të saj në Central Park Ëest të ‘mrekullueshme, për të mos pasur aspak zili Buckingham Palace’. Kjo është pamja më e bukur mbi Manhatan dhe Cetral Park…
Si të mos e provosh një ofertë kaq ekskluzive? Madonna i propozon Meghan dhe Harry të mos e lënë përfundimisht Mbretërinë e Bashkuar, duke i përshkruar ironikisht rojet e rezidencës mbretërore angleze si ‘një grup djemsh flokë pakrehur’.

Edhe pse duket se e ‘mbështet’ arratisjen e tyre, ajo i thotë çiftit të fokusohet dhe të qëndrojnë në New York.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb