“Për ditëlindjen time, nuk arrij të mendoj për një dhuratë më të mirë…’

Me një postim të gjatë në profilin e saj në Facebook Madonna, që do të festojë 60-vjetorin e ditëlindjes së saj në 16 gusht, ka njoftuar që ka hapur një llogari për të mbledhur fonde për fëmijët e Malawi, vendi afrikan prej nga vijnë 4 fëmijët e saj adoptiv.

Ndër të tjera mbretëresha e pop-it pozon për kopertinën e Vogue Italia, që i dedikon numrin special.

‘Cdo dollarë i mbledhur do të shkojë për shkollat dhe asistencën shëndetësore, shkruan këngëtarja. Dua të ndihmoj së bashku me miqtë e mi, fansat dhe të tjerë që me mbështesin, për të ndryshuar jetën e fëmijëve të Malawi dhe ti tregojmë atyre që janë të ushqyer, të mbrojtur dhe të dashur nga ne’.

Madonna ka themeluar Raising Malawi, shoqatën për bamirësi, në 2006. Mbledhja e fondeve do të përdorë instrumentet e bamirësisë së Facebook-ut, në të cilën nuk parashikohen taksa, që do të thotë që 100% e çdo kontributi do të shkojë direkt për jetimoren e Shpresës, që ndodhet në një zonë rurale dhe shumë të varfër të Malawi dhe që është një nga projektet që financohet nga Raising Malawi.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: