Trupi i Madonës është në qendër të polemikave në këtë periudhë dhe ajo i ka hedhur sërish benzinë zjarrit me disa foto të reja të publikuara. Në mes të marsit një fotografe dhe eksperte dixhitale australiane, Amelia Goldie, akuzoi yllin e pop-it se i kishte vjedhur një foto sociale. Ciccione kishte vendosur fytyrën e saj në trupin e vajzën 28 vjeçare, duke publikuar më pas foton në Instagramin e saj. Kjo ngjarje i përket 2015, për të lançuar ‘Rebel Hearts’, por Amelia e ka kuptuar vetëm tani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Kur Madonna publikoi një foto të saj për të promovuar albumin, kuptoi se në të vërtetë ishte trupi i saj’. Në pak orë një video e publikuar nga e reja në TikTok u bë virale. Fotoja është për momentin është ende në faqen sociale të Madonws dhe ajo nuk ka komentuar për këtë. Në vazhdim të skandalit ikona e muzikës ka postuar një seri fotografish që nuk duket se janë casuale. ‘Tani në një moment reflektimi personal…’, ka shkruar Ciccone.

Në foton e publikuar artistja shfaqet me një komplet intim, duke shfaqur trupin e saj pothuajse të zhveshur. Me mbathje tyli, reçipeta të zeza me detaje lëkure të Agent Provocateur dhe një kapele fetish me zinxhirë të Ruslan Baginskiy, këngëtarja e famshme provokon sërish. Në moshën 62-vjeçare Madonna shfaqet pa ndroje, edhe pse ky nuk është rasti i parë ku ylli i popit shprehet lirshëm. Të gjithë i mbajnë mend veshjet e saj ikonike si në këngën Like a Virgin, apo korbi i Frozen.
Tani ajo është një Madame Sexy dhe e vetëdijshme. Pa etiketa, kameleonike dhe fare pa respekt, ajo e vendosi Amelia Goldie në vendin e saj me tre foto natyrale, duke treguar që ajo ka akoma një trup që flet mirë për të.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: