Gjatë mbrëmjes së kaluar ka startuar festivali evropian i muzikës, i njohur më mirë si Eurovision. Në mbrëmjen finale që do të mbahet në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit do të performojë disa këngë edhe Madonna.

Megjithëse nuk ka arritur një marrëveshje me Unionin Evropian të Transmetimeve dhe thirrjeve për bojkot, këngëtarja ka folur rreth kësaj teme për Reuters.

“Unë kurrë nuk do të ndalem së kënduari dhe nuk do t’i përshtatem axhendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që të jetë në botë”, tha Madonna.

“Zemra ime thyhet sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humbin në këtë rajon dhe dhuna që bëhet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe do të krijojmë një rrugë të re drejt paqes”, shtoi ajo.

Nata finale e garës do të zhvillohet më 18 maj, ndërsa thirrjes për bojkot të palestinezëve dhe botës islame i është bashkuar edhe këngëtari, Roger Waters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: