Madonna u fut në atmosferën e Halloween-it, duke u maskuar si një zombie dhe ndau në llogarinë e saj personale në Instagram një postim që tregonte kostumin e saj.

Fytyra e saj ishte shumë e lyer me vija të zeza, që shkonin nga goja e saj te sytë. Me make up intensive smokey dhe buzë të theksuara, ajo ka krehur flokët me onde dhe ka “luajtur” me kamerën. Ylli i pop-it ka nxjerrë në pah edhe bustin e saj veshur me nje lateks të zi.

Ky publikim ka ardhur pak orë pas publikimit në të cilin mbretëresha e popit ka pozuar topless. Në veçanti, ajo zgjodhi vetëm një korse-mbathje të artë, la gjoksin lakuriq dhe pozoi për miqtë e saj online. Më pas ajo ka postuar dy foto të saj në rrjetet sociale. Fotot janë publikuar në historinë e saj personale në Instagram. Në njërën prej tyre “mbretëresha e popit” përkulet para kamerës dhe fsheh gjoksin pas një fraze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Madonna së fundmi është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku me postimet e saj shihet se është në fazën më të çliruar të jetës së saj. Pasi ka pozuar me geta rrjete dhe të brendshme lidhëse, postimi topless ka ndezur zjarrin e komentuesve që duan që këngëtarja të marri ndihmë mjekësore pasi duket se po humbet kontrollin. Në fakt, të shumtë janë ata që pretendojnë se Madonna është bërë Britney Spears, duke krahasuar postimet e saj me ato të koleges së saj, e cila pothuajse gjithmonë fotografohet e zhveshur për Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: