SPANJE-Me mjekër, syze dhe një xhup shumë të madh. Mjafton fare pak për tu kamufluar, edhe nëse je ndër futbollistët më të famshëm në botë.

Cristiano Ronaldo ka qenë protagonist në një spot të xhiruar në Plaza de Callao, në Madrid.

I trukuar me kujdes, kampioni portugez është shtirur si një freestyler i zakonshëm dhe ka filluar të triblojë me topin, duke u përpjekur të fitojë ndonjë monedhë.

Askush nga kalimtarët se ka njohur. ‘Mund të kem numrin tuaj të celularit?’ I ka thënë ai një vajze, e cila ja ka refuzuar.

Me të tjerët në fakt ka shkëmbyer disa topa. Një fëmijë në mënyrë të veçantë ka qëndruar duke luajtur me yllin e Realit dhe pikërisht përpara tij Ronaldo u zbulua, duke hequr mjekrën fallco, parruken dhe syzet. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb