Spanja ofroi që konferenca e OKB-së për klimën (COP 25), të mbahet në Madrid pas anulimit në Kili, si pasojë e protestave të dhunshme antiqeveritare.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i ofroi presidentit kilian, Sebastian Pinera-s, bashkëpunimin e tij, duke përfshirë mundësinë e mbajtjes së konferencës më 25 dhjetor, deklaroi qeveria.

Pinera theksoi se konferenca nuk mund të zhvillohej në Kili si pasojë e rrethanave të vështira.

Zyrtarja e lartë e OKB-së për ndryshimin e klimës, Patricia Espinosa, pranoi ofertën e Spanjës. “Shpresojmë që byroja e COP ta konsiderojë këtë zgjidhje të propozuar sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ajo.

Samiti i Klimës i Konferencës së Partive (COP 25) mbahet çdo vit, si pjesë e përpjekjeve për të zbatuar qëllimet e marrëveshjes së klimës në Paris.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb