Rajoni i Madridit, epiqendra e epidemisë së COVID-19 në Spanjë, njoftoi sot se parashikonte kufizimin e zonave të qytetit aëo rajonit pas regjistrimit të rritjes së ndjeshme të rasteve me COVID-19.

Antonio Zapatero, numri dy i autoriteteve rajonale të Madridit përsa i përket shëndetësisë përmendi një kufizim nga zonat shëndetësore, nga e cila varet çdo pacient në rrethin e tij ose në qytetin e tij “që ka incidencën më të madhe” të rasteve të reja nga në raport me popullsinë e tyre.

“Këto kufizime në nivelin e grumbullimit të personave dhe gjithashtu të lëvizjeve do të njoftohen deri në fund të javës”, shtoi ai.

“Incidenca më e fortë vazhdon të jetë aktualisht në jug të Madridit”, shtoi Zapatero.

Disa lagje në jug të kryeqytetit spanjoll dhe qyteteve përreth kanë regjistruar një numër rastesh që tejkalojnë 700 për 100 000 banorë gjatë dy javëve të fundit. Lagjia ”Puente de Vallecas” në Madrid i kaloi madje 1 000.

Si krahasim, incidenca në nivelin kombëtar, tashmë një nga më të lartat në Europë, është rreth 280 për 100 000 banorë, përkundrejt pak më shumë se 160 në Francë për shembull.

Spanja, një nga vendet më të prekura nga pandemia, ka kaluar së fundi pragun e 600 000 rasteve dhe 30 000 të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb