Spanja nënshkroi sot një traktat fiskal mbi Gjibraltarin me Britaninë e Madhe, më pak se një muaj larg Brexit, për të luftuar kundër mashtrimit fiskal dhe pastrimit të parave nëpërmjet enklavës britanike që ndodhet në jug të Spanjës.

Ky tekst, i nënshkruar sot në mëngjes nga ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Josep Borrell, pritet të nënshkruhet gjatë ditës edhe nga David Lidington, numri dy i qeverisë së Theresa May, sipas një komunikate të Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme.

Ky traktat, bashkë me katër marrëveshje dypalëshe mbi Gjibraltarin (për të drejtat e qytetarëve, duhanin, bashkëpunimi në çështje mjedisore apo policore dhe doganore), është përmendur në marrëveshjen e arritur në nëntor mes Londrës dhe BE-së mbi Brexit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb