VENEZUELE

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaron se ka provat që tregojnë që është sulmuar kibernetikisht  nga Shtetet e Bashkuara rë Amerikës, duke shkaktuar edhe ‘blackout-in’, që paralizoi shtetin nga e enjtja.

“Bota duhet të dijë të gjithë të vërteta rreth sulmit high-tech nisur kundër sistemit tonë elektrik.”-shton Maduro, duke kërkuar ndërhyrjen e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar atë që ndodhi.

Pak ditë më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, urdhëroi tërheqjen e gjithë personelit diplomatik të SHBA-së, të mbetur në Venezuelë. Më 24 janar, SHBA e ka zvogëluar në minimum stafin diplomatik atje.

Urdhri i ri u dha disa orë pasi Uashingtoni sanksionoi një bankë ruse, për shkak të marrëveshjeve të saj me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA.

Këto vendime synojnë të rrisin presionin edhe mbi Karakasin, edhe mbi Moskën, e cila është një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të presidentit të sfiduar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb