VENEZUELE

Presidenti i Venezuelës pretendon se Donald Trump urdhëroi qeverinë e Kolumbisë dhe mafian ta vriste, edhe pse në fakt ai është mjaft i mbrojtur nga një kërcënim i tillë.

“Pa dyshim, Donald Trump dha urdhër që të më vrisnin, u tha qeverisë kolumbiane, mafias kolumbiane, të më vriste mua, nëse diçka më ndodh mua, Donald Trump dhe presidenti kolumbian, Ivan Duque do të jenë përgjegjës”, tha Maduro për  RIA Novosti. Maduro, sidoqoftë, shprehu besimin në shërbimet e vendit të tij. “Jam gjithmonë  i mbrojtur nga njerëzit e Venezuelës, kemi një shërbim të mirë të inteligjencës”, tha ai.

Maduro gjithashtu pretendon se Këshilltari i Sigurisë në Shtëpinë  e Bardhë, John Bolton ka ndaluar komunikimin me qeverinë e Venezuelës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb