Reperi nga Kosova, Don Xhoni duket se është i vëmendshëm edhe për zhvillimiet në Shqipëri, e nuk mund t’i shpëtojnë ato ku është i lakuar edhe emri i tij. Në një postim në rrjete sociale ai është bërë pjesë e debatit me zhvillimet e një dite më parë, ku u publikuan disa video të shpërndara në Tik Tok nga kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani teksa bënte videoselfie në zyrën e saj ndërsa në sfond dëgjohej kënga e tij ‘Mafia’.

Në profilin e tij në Instagram, reperi nga Kosova ka publikuar një video të gjyqtares Kapedani, shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar: “Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por diçka duket se i ka shpëtuar reperit nga Kosova, fakti që gjyqtarja Kapedani nuk është e burgosur. Ndërsa hyri ‘live’ me miqtë e tij, Don Xhoni shprehu keqardhje, duke kërkuar lirimin e saj nga burgu.
“Ishalla, ishalla del ma shpejt bro, ajo çika bro, lirim sa ma të shpejtë për gjykatësen a ca është bro.’- thotë Don Xhoni në video.”

Për Kapedanin një reagim ka pasur edhe nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, e cila përmes kryetarit të saj, Artan Metanit, i cili njoftoi se ndaj gjyqtares ka nisur një hetim disiplinor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb