Ish- kryeministri Sali Berisha i ftuar në një lidhje live në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 e ka quajtur Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn si 3-shen më famëzezë grabitëse në Rajon, Europë dhe më gjerë.

Për këtë Berisha ka marrë si referencë inceneratorin e Tiranës ku ka zbuluar dhe një skemë se si vjedhin qeveritarët në bashkëpunim me Klodian Zoton, biznesmenin e denoncuar dhe akuzuar nga opozita për lidhjet me koncesionet e qeverisë.

Berisha thotë se në një kohë kur Bashkia mbledh vetë plehrat paguan me lekët e taksapaguesve koncesionarin Zoto që ndan paratë me Ramën, Ahmetajn e Veliajn .

”Teatri. Ky është një akt kriminal shumë i rëndë. I njerëzve grykësa të cilët nuk ngopen kurrë ka ryshfetet, vjedhja dhe pasurimi.
Kam njohur njëherë një ambasador të SHBA. Ishte përfaqësues i OSBE në Vjenë. Erdhi në Shqipëri. Dhe po më tregon, unë kam patur klientë të cilët kishin vjedhur 1 miliardë por problemi ishte që asnjëri prej tyre s’donte të zgjidhte miliardin tjetër.
Këta janë një grup që vjedhin bashkërisht në mënyrën më të paimagjinueshme. Një 3-she sot, është 3-shja më famëzezë jo në Ballkan por në Europë e më gjerë. Rama- Ahmetaj- Veliaj është kjo treshe. Si po vjedhin mafia e plehrave e kryesuar nga Rama e Veliaj. çdo metër kub plehëra nga Tirana, grumbullohet nga ndërmarrja e kryesuar nga Arbjan Maznikut dhe ky meterë kub plehëra blihet nga firma e Ramës- Veliajt me një Zoto. Bashkia paguan për 25 euro për çdo metër kub pleh, 29 euro për çdo metër kub inerte, 9 mijë lekë për çdo metër kub dhe.
Bashkia i mbledh vetë plehrat, dhe i paguan Zotos që i ndan paratë me Veliajn, Ramën e Ahmetajn.
Interesi është të depozitohen në Shkodër. Edhe Porto Romano do i sjellë në Sharrë. Këto janë shushunjat e vërteta dhe njerëzit që në Europë nuk kanë shokë të tillë. ”- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb