ITALI

Mediat europiane kanë pasqyruar vazhdimisht jetën e shqiptarëve, kryesisht jetën e atyre të cilët janë pikasur në veprimtari të paligjshme.

“Mafia shqiptare është e egër, e fortë dhe aleate me Ndragheta-n dhe po fiton terren çdo ditë dhe më shumë”. Kështu ka deklaruar prokurori italian i Catanzaro-s, Nicola Gratteri, i cili ka folur për krimin dhe veprimtarinë e paligjshme të grupeve shqiptare.

Mes tjerash, prokurori i mësipërm ka theksuar se grupet kriminale, që  drejtohen nga shqiptarët  kanë aftësi bashkëpunuese shumë të mira me grupe të vendeve të tjera.

Por bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale”, thekson ai.

Albanese
Albanese

Rikujtojmë se pak ditë më parë, të dy vendet Italia dhe Shqipëria në koordinim të plotë bën të mundur shkatërrimin e katër grupeve kriminale dhe arrestimin e 27 personave në kuadër të operacionin “Lulet e Pranverës”.

Në mesin e të arrestuarve, 21 ishin shqiptarë dhe 6 shtetas italianë. Këto grupe bazën kryesore e kishin në qytetin e Leces, por veprimtaria e tyre ishte e shtrirë në disa zona të Italisë. Ata  gjithashtu synonin edhe tregun europian të shitjes së drogës dhe armëve.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb