Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se mafia si ‘Big Brother’ po vëzhgon policinë, pasi sipas tij kështu e ka katandisur kryeministri Rama shtetin.

Vasili ka përmendur një lajm të medias gjermane Frankfurter Rundchau e cila shkruan për qindra kamerat e grupeve mafioze të vendosura anë e mbanë Shqipërisë.

Sipas tij është e qartë që policia e inkriminuar në kokën e saj është sot një problem dhe jo një zgjidhje për qytetarë, ndërsa shtoi se i vetmi që është i kënaqur është Rama, i cili nuk guxon të flasë asnjë fjalë për këtë situatë.

Postimi i plotë:

Mafia si BIG BROTHER e vezhgon ajo Policine, keshtu e katandisi Edi Rama shtetin!

Media gjermane Frankfurter Rundchau shkruan per qindra kamerat e grupeve mafioze te vendosuara ane e mbane Shqiperise!

Ndaj media gjermane pyet me sarkazem asgjesuese:”Kush eshte saktesisht Big Brother i shqiptareve”!

Eshte e qarte se policia e inkriminuar ne koken e saj eshte sot nje problem dhe jo nje zgjidhje per qytetaret shqiptare.

I vetmi qe eshte i kenaqur eshte Edi Rama qe nuk guxon te flase asnje fjale per kete situate kaq te rende ku ne vend qe policia te vezhgoje krimin ndodh e kunderta!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: