Goditet grupi kriminal nga Garda Civile në Spanjë, ndërsa në pranga kanë rënë disa persona.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritet kanë rënë në gjurmët e një vrasje që për pasojë ka sjellë e zbulimin e këtij grupi kriminal të zhvendosur në Europën Lindore.

Mes të arrestuarve që pritet të paraqiten në gjykatë janë edhe autorët e vrasjes së një 43-vjeçari serb dhe autorët e tentativës së vrasjes së një 41-vjeçari tjetër.

Personat e arrestuar ishin të vendosur në Costa del Sol dhe ishin të lidhur me trafikun e drogës, armëve dhe grabitjeve të shtëpive. Të arrestuarit janë me kombësi shqiptare, polake dhe serbe.

Mediat e huaja shkruajnë se vendi i takimit mes dy organizatave nuk ka qenë i rastësishëm dhe se disa prej tyre erdhën nga Kosta del Sol dhe një pjesë nga province e Grandas. Në momentin që agjentët mbërritën në vendin e ngjarjes në komunën e Orgivës, gjetën një person të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu në vendin e ngjarjes, autoritetet gjetën edhe dy automjete.

Hetimi i Gardës Civiel ende nuk konsiderohet i mbyllur dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb