TIRANE-Festa e fitores me Skënderbeun ka zgjatur vetëm pak orë në kampin bardheblu, pasi Tirana ka përveshur mëngët për transfertën e radhës me Kukësin, që ka po aq vlerë sa sfida e shtëpisë me korçarët. “Nuk kemi pasur kohë për të festuar, sepse na pret një ndeshje e vështirë në ‘Zeqir Ymeri’, ku do të ketë entuziazëm nga tifozët vendës. Do të thosha se për Tiranën më mirë që luhet me tifozë, edhe pse do të jenë vendas.
Bakaj-Ndikumana funksionuan ndaj Skënderbeut, ndaj nuk shoh arsye për të ndryshuar. Nuk do të kemi në dispozicion Dorian Kërçikun, por ne kemi futbollistë të tjerë për ta mbuluar këtë rol. Kukësi edhe stërvitjen e bën në një fushë me bar sintetik, por kjo nuk mund të jetë justifikim për ne. S’e mendoj fare kryesimin në fund të fazës së parë, ajo që vlen është renditja në fund të kampionatit që të jep edhe titullin kampion”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: