Prej kohësh, Flamurtari zien nga problemet financiare dhe me gjithë impenjimin e Gugash Maganit, skuadra nuk mundi të rezistonte më shumë. Trajneri gjithsesi ka mbetur i zhgënjyer nga impenjimi i të tijve dhe menjëherë pas ndeshjes me Partizanin ka shkuar në dhomat e zhveshjes për t’ua përplasur në fytyrë lojtarëve neglizhencën që shfaqën në fushë. “Ua bëftë Zoti mbarë! Kështu nuk vazhdojmë dot. Nuk e pranoj dot një paraqitje të tillë”, mësohet të ketë thënë trajneri dhe më pas ka vendosur të largohet.

Financat
Burime pranë trajnerit bëjnë me dije se Magani nuk do ta shpallë asnjëherë zyrtarisht dorëheqjen, për t’u hequr mundësinë drejtuesve të Flamurtarit që t’i mohojnë rrogat e muajve të fundit. Trajneri do të përpiqet të gjejë një zgjidhje konsensuale dhe, nëse nuk do të mund të gjendet gjuha e përbashkët, atëherë do t’u drejtohet organeve kompetente. Nuk është i vetmi, sepse në radhë është edhe Gjoka…

Largimi i Maganit pa dyshim është një ogur i keq për Flamurtarin, por edhe për futbollin shqiptar në tërësi. Në javën e shtatë të këtij sezoni, ai është trajneri i katërt që largohet nga detyra pas Troisit (Laçi), Bexhi (Teuta) dhe Sormani (Partizani)./panoramasport/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: