Të hënën kryeqyteti mban frymën për herë të fundit në sezon. Derbi Partizani-Tirana, që ka gjallëruar si në kohët e tij të lavdishme impiantin e moçëm “Qemal Stafa”, luan aktin e katërt në këtë kampionat, ndërsa edhe njëherë, si të kuqtë, ashtu edhe bardheblutë janë në valle për kreun e renditjes, ndonëse kësaj radhe, është Tirana ajo që ka shanset më të mira, me Partizanin ndjekës, që në rast fitoreje, do të mbërthente pikërisht rivalët në vendin e dytë të renditjes. Ashtu si edhe Duro, ai mendon se kjo është një ndeshje e hapur.

“Patjetër që janë të tria rezultatet në mes, ndonëse ne do të bëjmë çmos për të fituar”, – tha Magani, ndërsa thotë se e ka të qartë formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. Sa u takon pretendimeve për gjykimin, ai shprehet i habitur, pasi “në dy derbet e fundit është Tirana ajo që është penalizuar nga gjykimi”, ndërsa e mbyll prononcimin e tij për mediat në sinkron me trajnerin e kuq sa u takon aludimeve për tolerim. “Nuk mund të ndodhë, pasi në mes është krenaria e qytetit. Janë të papranueshme këto fjalë. Do luhet futboll”, – e mbyll Magani.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: