Magani u duk i mërzitur pas ndeshjes me Partizanin. Tekniku u shpreh se skuadra e tij meritonte fitoren. “Kemi lënë dy pikë të rëndësishme dhe kjo më mërzit. Skuadra sot ka dominuar dhe në fund duhej të kishim fituar, por nuk kishim qetësinë e duhur. Ne u futëm në lojë për ta fituar ndeshjen dhe mund të them se rezultati nuk ishte i drejtë. Jam i kënaqur me skuadrën dhe lojën, por jo me rezultatin. Sot na ka munduar edhe fati, ndaj nuk kemi se ç’të bëjmë.

Nuk kam asnjë peng për lojtarët që hodha në fushë, pasi të gjithë m’u përgjigjën mjaft mirë. Ne do të luajmë për të fituar edhe 3 ndeshjet e mbetura dhe më pas do të shohim se ku do jemi. Objektivi i radhës është të fitojmë ndaj Skënderbeut, pasi mund të jemi më afër objektivit Europë”, – deklaroi Magani.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: