Nga: Jeton Selimi *
-0 në Laç dhe 1-0 në Korçë. Dy humbjet radhazi të 24 herë kampionëve e kanë pështjelluar jo pak ambientin bardheblu, ndërsa ndaj Kukësit do të kërkohet patjetër fitorja, ndonëse trajneri Magani kërkon të ulë dozat e tensionit në prag të 90-minutëshit. Tifozët janë kthyer të pakënaqur nga transferta në juglindje dhe kjo gjë u vu re gjatë këtyre ditëve përgatitje të ekipit. Trysnia rreth skuadrës është rritur shumë, pasi Kukësi dhe Skënderbeu kanë fituar shumë terren krahasuar me Tiranën dhe përpara ndeshjes derbi të së enjtes, përballja me Kukësin po shikohet nga Tirana si treni i fundit në rrugën drejt titullit kampion. Edhe trajneri peqinas i bardhebluve nuk duket në humor, ndërsa në konferencën e fundit për shtyp të zhvilluar përpara ndeshjes së sotme, është shprehur mjaft shkurt. “Nëse nuk do të kisha besim te titulli kampion, nuk do të isha këtu duke dhënë intervistë. Presioni në këto momente është shumë i madh, sepse vijmë pas dy humbjeve dhe duhet patjetër të marrim një rezultat pozitiv ndaj Kukësit”, – thotë Magani, që ka nxituar të theksojë se mes tij dhe presidentit Halili nuk ka asnjë mosmarrëveshje, ndonëse rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Refik Halili darkoi me skuadrën mbrëmjen e së premtes, si shenjë e besimit që ka ndaj ekipit dhe për të larguar disi fantazmat e humbjeve, por kryesisht zërat e pakënaqur të korridoreve. “Nuk kemi pasur asnjëherë presion nga presidenti Halili. Ai është treguar profesionist me ne dhe ka qenë gjatë gjithë kohës i qetë”, – deklaron peqinasi i bardhebluve. Për Maganin, skuadra e Tiranës nuk po vuan lodhjen fizike dhe këto zëra vijnë vetëm nëse skuadra nuk gjen rrugën e rrjetës, sikundër ka ndodhur dhe në dy ndeshjet e fundit, në humbjet e Laçit dhe të Korçës. “Nëse shënojmë, nuk kemi rënie fizike, në të kundërt fillojnë aludimet se nuk jemi në gjendje të mirë fizike”, – mbylli prononcimin e tij për mediat, trajneri i bardhebluve.
Luhet në Durrës
Tirana-Kukësi do të zhvillohet këtë të diel në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Pas shumë përpjekjesh dhe negociatash që kryendeshja e javës së 26-të të Kategorisë Superiore të luhej në “Qemal Stafa”, u mor vendimi përfundimtar që ky 90-minutësh të zhvendosej në impiantin e Durrësit. Edhe pse “Shoqëria Kuqezi” u kishte lënë një fije shpresë drejtuesve bardheblu për zhvillimin e këtij takimi në kryeqytet, reshjet e ditëve të fundit dhe moti i ftohtë, e kanë bërë të pamundur që terreni i “Qemal Stafës” të ishte gati për këtë fundjavë. Fakti që mesjavën e ardhshme në këtë fushë do të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, ka qenë një argument më shumë për të mos rrezikuar që tapeti i ri të pësonte dëmtime të parikuperueshme. Ndërkohë, në momentin e fundit është ndryshuar edhe stadiumi i takimit Elbasani-Laçi, që ishte programuar për t’u zhvilluar në Pogradec. Kjo ndeshje do të luhet në orën 14:00 në stadiumin e Kamzës.

(d.d/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: