Nuk ka kaluar as një javë që kur Jesse Marsch u shkarkua nga Leeds, por sipas Sky Sports UK, trajneri amerikan tashmë është një hap larg rikthimit në stol. Jo me Leeds, sigurisht, por me Southampton, i cili ka vendosur t’i besojë drejtimin teknik ish-lojtarit të Salzburgut pas shkarkimit të Nathan Jones.

49-vjeçari Marsch ka qenë Asistent Menaxher i USA dhe Princeton Tigers, ndërsa ka drejtuar skuadra si Montreal dhe New York Red Bull. Gjithashtu, mbahet mend për eksperiencën si trajner te Leipzig në Bundesligë.

T6
T6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb