INDI-Nje dhjetëvjeçar i identifikuar në mediat indiane me emrin Pranshu u gjet i vrarë në Indi pas një ceremonie ku kryhej magji. Fëmija ishte gjymtuar gjatë ceremonisë në Pilibhit, në shtetin indian të Uttar Pradesh.

Raportohet se një punëtor indian i ka thënë policisë se ishte vrasësi i djalit, një fëmijë në klasë të tretë. Sipas punëtorit, ky verpim do të shërbente që gruaja e tij të mbetej shtatzënë. Trupi i fëmijës ishte gjetur nga babai i tij në një fushëkallami sheqeri, me veshë dhe thembra të prera. Babai po e kërkonte fëmijën prej dy ditësh, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi.

Fëmija ishte gjymtuar aq keq, sa që kur fillmisht prindërit e gjetën,  menduar se mos kishte sulmuar ndonjë kafshë. Më pas, ekzaminimi tregoi se djali ishte vrarë dhe se vrasësi ishte fqinj me viktimën.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: