Filozofikisht është e qartë prej shumë shekujsh. Mendja funksionon në mënyrë sa të çuditshme aq edhe qesharake shpeshherë. Mjafton diçka të ndodhë dhe symbyllurve u shfaqen gjëra që edhe pse ua ke thënë, nuk i kanë parë kurrë me një verbëri të çuditshme. Prandaj njeriu që i duket vetja Zot, është i vockël fare.

Faaaaaaaap një magji dhe nis të shohësh gjëra që më parë edhe kur t’i kanë thënë nuk i shihje, thoshte : Ku? Cfarë? Nuk shoh! Si Havaja me Ademin që pasi hangrën frytin, nuk di çfarë ishte mollë, banane, presh, domate, mister, panë se kishin organe seksuale!

U desh të dilnin fletët e votimit nga kutitë dhe të dilte rezultati i tyre që disa të shihnin se: Ore po këta kanë bërë fushatë me mjetet e shtetit! Po pse ore nuk e shihje ti? E parregullt sepse këta kanë punësuar dhjetra mijë vetë kohët e fundit!!! Po pse ore të gjithë e dinin vetëm ti nuk e dije!!!

Jojo nuk bëhen zgjedhjet kështu, fleta e votimit me numra jepte mundësi të manipulohej! Moooos! Pse tani e vure re ëëë! Zgjedhje të padrejta! Këta u kanë bërë presion administratës, njerëzve! Vërtet, tani i vure re edhe patronazhistët, edhe presionet, edhe ata që pësojnë presione dhe persekutohen moreeeee! Tani pasi dolën rezultatet!!!

Po të ishte ndryshe formula e numurimit të votave nuk do ishte ky rezultat? Ouuuuuu! Tani e kuptoveeee hëëë? Më parë nuk e vije re kur të thoshin apo jo? Eshtë njësoj si të thuash poqese do të ishim duke luajtur volejboll golin që bëra me dorë do ta kishim fituar ndeshjen!!! Ca zgjedhjesh!!! Emigrantët nuk votuan!!! Ashtu? Tani vure re që gjysma e shqiptarëve shtetas të republikës nuk kishin të drejtë voteeeeee, hë hë hë?

Tani pe që edhe pushtetet lokale, bashkitë, ishin në duart e qeverisë, më parë nuk i shihje hëhëhë! Zgjedhje janë të manipuluara atje ku nuk kam fituar, atje ku kam fituar në rregull kanë qenë! Ashtu hëhë! Aaaaaaa, jo kështu, me lekët e shtetit janë përdorur për të bërë fushatë! Tani e pe hëhë!!! Më parë kur të thoshin shihni more se ku venë paratë e buxhetit të shtetit se po krijohen vrima të zeza!!! Nuk i shihnit pooooo?

Më parë kur dëgjonim se fortuna po ngrihet, uragani po vjen, oqeani po mbufoset, qumështi po valon, birra po shpërthen kapakun, nuk i shihje këto hëhë? Prandaj pra prandaj, ka njerëz që nuk shohin veçse kur i bien murit me kokë! Atëhere kuptojnë se kishte pasur një mur!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb