Këtë vit mos mendoni të shkoni jashtë shtetit për të festuar festat e fundvitit. Bëni mirë të shihni se sa bukur është zbukuruar Korça dhe me siguri që do të ndryshoni mendje.

Qyteti i serenatave e meriton tashmë me plot gojën që të quhet “Parisi i vogël”. Rrugët dhe godinat kryesore të qytetit kanë marrë tjetër pamje, ndërsa bashkia ka planifikuar edhe një sërë aktivitetesh në qytet gjatë këtyre javëve.

Korça, qyteti i serenatave, kulturës, mikpritjes po kthehet çdo vit e më shumë në një ndër qytetet shqiptare ku festat marrin shumë kuptim. Është e pamundur të mbyllësh këto festa pa vizituar këtë qytet. Korça i jep ngjyrat e duhura festave të fundvitit.

Rrugët e qytetit përveç zbukurimeve të shumta që japin atë atmosferën e shumëkërkuar dhe të magjishme të festave kanë qindra njerëz të frymëzuar qoftë edhe nga një fotografi e Korçës për ta parë atë nga afër. Dekorimi pranë Katedrales, është një tjetër vend që të lë mbresa sapo e viziton atë.
Korça një qytet i pasur jo vetëm në kulture dhe vlera është përkufizuar nga turistët një vend me arritje në organizmin e festave të fundvitit.

Kush viziton Korçën nuk ka nguruar të vizitoje pazarin, një nder vlerat e këtij qyteti i cili është shndërruar në qendrën e turisteve. Ata festojnë me muzikën ‘live’ duke shijuar gatimet tradicionale dhe të shoqëruar me një Birra Korça të freskët, e vetme preferencë e turisteve.

Shtëpitë pritëse, te bujtinat, hanet, janë një tjetër veçanti e Korçës të cilat përveçse pastërtinë dhe kulturës, ofrojnë dhe një historik të cilin e sheh në detaje në çdo dhome. Nën efektin e dritave të magjishme Korça është shndërruar në një qytet që shumëkush e cilëson “Parisi i vogël”. Vizitorë nga i gjithë vendi përcjellin urimet në këto festa për shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb