Të gjithë ata që janë tifoz mbështesin ekipin e tyre të zemrës, por kur duan të shijojnë spektakël, sidomos vitet e fundit, një sy ia hedhin dhe Barcelonës. Kjo për faktin se aty luajnë shumë yje të futbollit, ndër to më shumë spikasin Leo Messi dhe Neymar të cilët për kundërshtarët janë një makth sa herë që iu afrohen zonës së tyre.

Në një video të publikuar së fundmi nga “Goal.com”, dy yjet e futbollit shihen se nuk janë të zotë vetëm në këtë sport. Së bashku me Maskeranon, shokun e skuadrës, ata arrijnë të luajnë mjaft mirë edhe basketboll. Për më shumë që arrijnë të shënojnë edhe një kosh, jo me duar por me kokë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb