Mes Milanit në Serie A dhe atij në Champions ka një diferencë shumë të madhe. “Djalli” nuk tremb në Evropë, aq më pak në Londër, aty ku Chelsea i dhuroi leksion futbolli duke i mposhtur me rezultatin e pastër 3-0.

Banda e Piolit nuk ishte në kushte perfekte, të kushtëzuar nga mungesat e shumta, ndërsa Tatarusanu u thirr shpejt në apel. Në minutën e 24-ët ishte Fofana që kaloi blutë në avantazh pas një rrëmuje në zonë. Milan e kishte shumë të vështirë, vetëm një shans në limitet e pjesës së parë, një rast i pastër me De Ketelaere dhe Krunic që nga shumë pranë nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë.

Chelsea
Chelsea

Me fillimin e pjesës së dytë, Aubameyang i shërbyer në mënyrë perfekte në zonë duke dyfishuar rezultatin. Për të mbyllur llogaritë me kampionët e Italisë mendoi James në minutën e 62-të që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0 me një goditje të fortë brenda në zonë. I dorëzuar, Pioli largoi disa titullarë, për të mos i rënduar më shumë përpara sfidës me Juven në Serie A. Të njëjtën gjë bëri dhe Potter duke i dhuruar disa minuta edhe Armando Brojës, por as në këtë sfidë talenti kuqezi nuk arriti të linte gjurmë.

Situata në Grupin E bëhet shumë interesante pas fitores 1-0 që Salzburg arriti kundër Dinamo Zagreb. Me 5 pikë në tre ndeshje, Salzburg merr kreun e grupit, një më shumë se Chelsea e Milan dhe plus 3 në raport me Dinamo Zagreb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb