Nata e pestë dhe e fundit e festës së Birrës në Korçë do të kulmojë me performancën e këngëtarit boshnjako-kroat, Goran Bregoviç.

Qytetarët e shumtë që janë pjesë e kësaj ceremonie festive, thonë se në Korçë këto ditë gjenden për të shijuar birrat Korça e Tirana, si dhe interpretimin e një artisti të madh siç e quajnë ato Bregoviçin. Ata thonë se kënga duhet të bashkojë popujt, e jo t’i ndajë ato.

“Birra Korça është traditë. Gjithmonë kemi qenë pjesë e festës poshtë, ndër vite. Jemi gjithmonë në Korçë. Ka një organizim të madh. Më pëlqen fakti që është e kontrolluar e gjitha dhe shoh edhe performancën e lartë. Kjo është nata finale dhe besoj do të jetë kulmi i festës. Goran është artist i madh, e thotë puna e tij.

Do e ndjekim me kënaqësi këtu në Korçë”, u shpreh parashutisti Alket Islami.
Gjithashtu qytetarë të tjer thonë se kanë ardhur në këtë mbrëmje pikërisht për Goran Bregoviç, e se këngët sllave, i kanë dëgjuar që në vitet e diktaturës.

“Kemi ardhur apsatafat për Goran Bregoviç. Kam ardhur me familjen”, tha një i pranishëm.

Një tjetër u shpreh:

“Kemi ardhur ditën e sotme. Do të shohim koncertin e Goran Bregoviç. Ai ka ardhur dhe herë të tjera në Shqipëri. Veriu e kemi dëgjuar muzikën sllave edhe në kohën e Enverit. E simpatizojmë. Nuk i vjen e keqja e Shqipërisë dhe Kosovës nga Goran Bregoviç”.

Një tjetër i pranishëm në festë, tha se ka ardhur nga Tirana me familjen, e atmosfera e krijuar është vërtetë e mrekullueshme.

“Kam ardhur nga Tirana. Në Korçë kemi qenë edhe më parë. Kam ardhur këtu me biletë për të ndjekur koncertin. Muzikën sllave e kemi dëgjuar edhe në kohën e Enverit. Muzika s’ka politikë. Ai është këngëtarë i mirë, ndërkombëtarë. Kemi ardhur për të kaluar një fundjavë të bukur. Ka dhe këngëtarë të tjerë, ai ka qenë i ftuar edhe në të kaluarën në Tiranë. I kanë moshuar kot këtij problemi”, tha qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb