Në Milano, në pjesën zikaltër, tifozët nuk patën shumë kohë të festonin titullin kampion pasi Antonio Conte u largua menjëherë duke lëshuar sinjalin sos së drejtuesit e klubit kishin një tjetër projekt, me sa më pak kosto të ishte e mundur. Mesazhi i presidentit Zhang ishte i qartë, merkato duhej të mbyllej me +70-80 milion euro. Inter nxitoi menjëherë duke shitur Hakimi tek PSG për 68 milion euro plus 5 të tjera në formë bonusesh, kaq ishte e mjaftueshme, por surprizën e madhe e dhuroi Lukaku duke u transferuar tek Chelsea për 115 milion euro.

Tifozët nisën një fushatë kundër drejtuesve të klubit por ja që gjerat nuk shkuan edhe aq keq. Me Inzaghi në vend të Conte, Inter zëvendësoi Hakimi me Dumfries, një anësorë shumë e mirë dhe një marrëveshje me leverdi, 12,5 milion euro për PSV dhe 2.5 të tjera në formë bonusesh. Për sulmin siguruan shpejt shërbimet e Dzeko për vetëm 1,5 milion euro bonus në rast kualifikimi në Champions. Më pas zbarkoi edhe Correa, fillimisht duhet të paguajnë vetëm 5 milion euro për huazimin dhe më pas 25 tjera për të blerë përfundimisht kartonin e tij.

Dzeko dhe Correa bënë që Lukaku të harrohet shpejt. Mos harrojmë që në merkaton në hyrje erdhi dhe Calhanoglu me zero kosto, një lojtar që u përshtat që në ditën e parë. Në raportin e cilësisë mbetet ende për tu vërtetuar nëse Inter është më i fortë apo më i dobët se një vit më parë, por në rrafshin ekonomik Inter e mbylli me plus 147 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb