Beppe Maratto zhvilloi një nga merkatot më efikase në Serie A. Me një buxhet shumë të limituar dhe nën presion nga presidenti Zhang i cili kërkonte një bilanc pozitiv, Marotta jo vetëm arriti të zëvendësojë më së miri largimet e Lukaku e Hakimi por i dhurojë klubit afro 147 milionë euro. Misioni i radhës për shefin zikaltër është të blindojë disa nga yjet e ekipit. Lautaro Martinez ka qenë dhe mbetet një nga temat më të nxehta por Marotta është i bindur se rinovimi është thjeshtë një formalitet:

Marotta
Marotta

“Jemi në një pikë shumë të mirë, me Lautaron por dhe me të tjerët”, u shpreh Marotta në një intervistë për “Sky Sport”. Inter dhe Lautaro kanë gjetur një akord total për një kontratë të re 5-vjeçare nga ku sulmuesi argjentinas do të përfitojë 6 milion euro në sezon, plus bonuse. Hapi i radhës është rinovimi i kontratës me Brozovic, në skadencë në fund të sezonit. Babi i tij ndodhet në Milano për të diskutuar detajet e fundit të rinovimit.

Fc Internazionale V Juventus Serie A
Fc Internazionale V Juventus Serie A

Prioritet mbetet edhe Nicolo Barella pavarësisht se kontrata i skadon në 30 qershor 2024, Inter kërkon ta blindojë sa më shpejt të jetë e mundur: “Duhej të reagonim më të vërtetë shumë shpejt përpara problematikave që na u shfaqën. Për fat të mirë kam bashkëpunëtorë shumë të zotë që arritën të kthenin një situatë që dukej se po shkonte drejtë dështimit”, theksoi drejtori i Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb