Magna Carta, vlerësohet shpesh si një moment i rëndësishëm në historinë njerëzore. Thuhet se miratimi i saj garantoi të drejtat individuale, të drejtën për drejtësi, dhe të drejtën për një gjykim të drejtë, si dhe vendosjen e parimit që të gjithë, përfshirë edhe mbretin, t’i nënshtrohen ligjit si të barabartë.

Megjithatë, disa kanë argumentuar se domethënia e saj është mbivlerësuar shumë. Po çfarë është në fakt Magna Carta? Magna Carta Liberatum (që nga latinishtja e Mesjetës që do të thotë ‘Karta e Madhe e Lirive’), njihet kryesisht si Magna Carta, është një dokument i firmosur nga mbreti i Anglisë në vitin 1215.

Ai mbahet sot mend më shumë për cilësitë e tij negative si sundimtar, sesa ato pozitive. Xhoni ishte djali më i vogël legjitim i Henrit II të Anglisë (me gruan e tij Eleonor të Akitenës), dhe prandaj nuk pritej që të trashëgonte ndonjë prej zotërimeve të të atit.

Në fakt është spekuluar se Xhoni, ishte duke u përgatitur për të qenë një studiues. Kur vëllezërit e tij më të mëdhenj vdiqën njëri pas tjetrit, Xhoni u gjend përfundimisht në fronin e Perandorisë Anzhuine, e cila përfshinte jo vetëm Anglinë, por edhe pjesë të Francës.

Sipas shkrimeve të historianëve të kohës, që kanë përshkruar sundimin e tij, Xhoni ishte një sundimtar tiranik. Dihet që ai vendosi taksa të larta për nënshtetasit e tij, për të financuar fushatat e tij ushtarake në Francë. Ai kishte humbur shumë nga tokat e tij atje, të cilat ia kishte marrë mbreti francez, Filipi II, ndaj u përpoq t’i rimerrte ato, edhe pse në fund dështoi.

Kur fisnikët nuk qenë në gjendje t’i paguanin taksat dhe u zhytën në borxhe, ata u dënuan me masa të ashpra nga mbreti. Për më tepër, Xhoni ishte në konflikt edhe me Kishën Katolike, një tjetër institucion i fuqishëm gjatë Mesjetës.

Zgjedhja e Stefën Lengtonit si Kryepeshkop i Kantërbërit, ishte molla e sherrit midis mbretit Xhon dhe Papa Inocentit III. Kjo bëri që Anglia të përjashtohet nga Kisha në vitin 1208, dhe mbreti Xhon të shkishërohej më 1209-ën. Ndërkohë, gjatë viteve 1213-1215, Xhoni u përball jo vetëm me armiqtë e jashtëm, por edhe ata të brendshëm.

Baronët e tij, që s’mund të toleronin më tiraninë e mbretit u rebeluan, dhe në majin e vitit 1215, pushtuan Londrën. I gjendur mes dy zjarreve, mbreti Xhon nuk kishte zgjidhje tjetër, përveçse të negocionte me rebelët. Në qershorin e vitit 1215, ai u takua me rebelët për të dëgjuar kërkesat e tyre, dhe më datën 15 të atij muaji, në Ranimed, pranë Uindsorit, Xhoni pranoi të firmoste Magna Carta-n, e cila shndërroi në ligj të drejtat e baronëve.

Por pse ishte e rëndësishme Magna Carta? Ajo përbëhet nga 63 nene, ku më i njohuri është neni 39, ku thuhet:”Asnjë njeri i lirë nuk do të arrestohet, burgoset apo zhvishet nga të drejtat apo zotërimet e tij, apo të dëbohet për shkak të qëndrimeve të tij. Dhe ne as nuk do të veprojmë me forcë kundër tij, apo të dërgojmë të tjerët ta bëjnë këtë, përveçse sipas një gjykimit të ligjshëm dhe të barabartëve”, dhe nenit 40 që thotë: “Askush nuk do t’i shitet, mohohet apo vonuar e drejta apo drejtësia”.

Magna Carta, u shndërrua në një simbol të lirisë në shekujt e fundit, pasi ajo u përdor si bazë për dokumente të tilla të rëndësishme kushtetuese si dhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1791), dhe Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së e vitit 1948.

Çfarë ndikimi pati Magna Carta në vitin 1215? Situata ato kohë ishte shumë më e ndryshme. Për shembull, me termin “njerëz të lirë”, nuk nënkuptohej popullata e përgjithshme si një e tërë, por ai ishte kufizuar vetëm tek fisnikëria. Ndërkohë, ndikimi i kësaj karte si një dokument ligjor, mund të thuhet se ka pasur pak ndikim në atë epokë.

Menjëherë pasi mbreti autorizoi Magna Carta, ai i kërkoi Papës të anulonte shkishërimin e tij. Kërkesa iu plotësua, vetëm pasi Xhoni arriti të rregullonte sërish marrëdhëniet me Innocentin III.

Po kjo çoi në Luftën e Parë të Baronëve, e cila zgjati deri në vitin 1217. Xhoni vdiq i sëmurë nga dizenteria më 19 tetor 1216, dhe pasuesi i tij në fron Henri III, publikoi 3 versione të rishikuara të dokumentit gjatë sundimit të tij. Më pas, u bënë disa rishikime të tjera shtesë, përpara se Magna Carta të merrte formën e sotme. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb