Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me një tjetër video- projekt, atë të Parkut të Madh të Durrësit.

Ky park sipas tij do të ndërtohet mbi vendgrumbullimin e plehrave të Porto Romanos në Durrës që e cilëson si një vatër kanceroze gjysmë shekullore.

Më tej ai jep dhe detajet e projektit ku thotë se do të ndërtohen Kopësht Botanik, Parking, zonë aksesi, zonë teknike, wallclimbing, 3 fusha basketbolli, 2 fusha tenisi, një minifushë futbolli.

Dhe e gjitha kjo sipas Ramës në më pak se një vit pasi kryeministri jep datën maj 2021 si përfundim të këtij projekti.

Po çdo të ndodhë me plehrat e Durrësit?

Rama thotë se tashmë mbetjet e qytetit bregdetar do të depozitohen në vendgrumbullimin e Sharrës dhe nuk do të ketë më plehra në Porto Romano apo Durrës.

 

STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES?

me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zerë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb