Nëse keni menduar se majdanozi shërben vetëm për t’i dhënë shije ushqimit, atëhere gaboheni. Majdanozi është një bimë aromatike, tejet e çmuar dhe e njohur për përfitimet e shumta shëndetësore që marrim me konsumimin e tij.

Përdorimi i rregullit i majdanozit mund të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut si dhe ul dhimbjet e kyçeve, për shkak të vlerave anti-inflamatore të tij. Acidi folik që gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën.

Majdanozi ka qenë dhe mbetet një nga përbërësit më të përdorur në gatimet e shqiptarëve. Amvisat e përdorin në sallatë, në gjellë, në marinime dhe së fundi, e gjejmë edhe si përbërës në përzierjet e lëngjeve të shtrydhura të frutave dhe perimeve. Majdanozi është i pasur me shumë vitamina, si vitaminë C, B 12, K dhe A. Kjo do të thotë që majdanozi e mban sistemin imunitar mjaft të fortë, forcon kockat dhe i bën mirë sistemit nervor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: