TIRANE
Reperi i njohur Kosovar Makj dhe e ish- e dashura e tij, Majlinda Zeka janë bërë shpesh objekt i medias rozë, pikërisht për shkak të raportit të tyre të ndërlikuar.
Diskutimet dhe problemet më të mëdha mes tyre, i adresohen më së shumti frytit të dashurisë, birit të tyre Roan.

Pasi reperi i famshëm është vënë shpesh në fokus të kritikave nga fansat, për faktin se nuk kujdeset për të birin, ka qenë vetë Majk ditën e djeshme që ka folur në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe arsyen. “Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet, vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”, kanë qenë fjalët e tij. Kjo gjë ka irrituar në maksimum Majlindën e cila ka bërë një status të fortë në Instgram. Ajo ka vendosur që t’i sqarojë të gjithë duke thënë se kjo arsye e pretenduar nga Majk nuk është fare e drejtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Asnjehere nuk kam dashur qe problemet ose shqetesimet ti beje publike, aq me pak ato te cilat kane te bejne me Roanin, kam heshtur gjithmone ne lloj lloj situate, por nuk do te hesht kesaj radhe kur dikush e perdor famen per te ” arsyetuar” mosveprimet e duhura.
Nje person i cili e ul cdo femer pasi e perfundon lidhjen tregon me se miri se cfare ka ne brendesi te tij. Nuk jam ketu per tu bere avokat i askujt , por vetem te them publikisht qe kam force, guxim, dhe krenari te luftoj e t’i qendroj perballe te vertetes.
Per mua Roani eshte bota ime, do te doja shume
te ishte keshtu edhe per babin e tij, sepse pikerisht jam une ajo qe ndarjen e kam pranuar si nje rrethane shume normale, por kjo nuk do te thote qe e kam paramendu qe nje baba bilogjik dhe kete fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jeten time cdo dite, do te behet ” vegel” per te thene te pa verteta.
Ky ” serial” ka fillu me tendencen per ta mohuar atesine, pastaj per ta pranuar, dhe pastaj per te dyten here per ti vene dileme kesaj te vertete ! Nuk ka asnje qenie qe e pranon ndarjen shume normale, por jo edhe tendencat e tilla per te me lenduar e thyer sa here qe i duhet dikuj te beje lidhje tjeter, dhe pastaj kur te jete i lire te thote qe nana e ndalon me pa femiun…
U pergjigjje para komentuesve, po si do i pergjigjesh ndergjegjes tende ose kur djali te rritet e te pyet per te gjitha keto drama qe do mbesin deshmia me e mire ne
internet? Ndoshta edhe atehere fajin do e adreson te une, por shpresoj qe te troket ndergjegjja nje dite e per hire te gjakut tend e asgje me shume, te mos i krijosh femiut tend pa rahati ne femijerine e tij.
Zoti do te na gjykoj secilin aq me shume ne kete rast mua si nane e ty si baba, e deri atehere me mire te mos i arsyetohemi askuj, vetem vetes karshi Roanit. E une per kete do jetoj shume e qete derisa edhe jeten jam e gatshme ta fal per TE. E ta permbush cdo zbrazeti te tij, sado e veshtire te jete.
Njerezine dhe karieren kisha sygjeru ti mbash larg njera tjetres, sepse njera te sjell fame dhe para, e tjetra te bene te jesh ky qe je e qe tregone qe brenda teje zgjohet nje ndergjegjje jo e paster duke e arsyetuar veten permes postimeve”- shkruan Majlinda në statusin e saj të gjatë në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb