TIRANE

I ftuar në “Pushime on Top” me Ori Nebiajn, Majk rrëfeu se në fillim të karrierës së tij ka kaluar një periudhë të vështirë, ndaj për këtë i është lutur Zotit për një mundësi të dytë. Nisur nga statusi që publikoi pak kohë më parë në Instagram (kam folur me Zotin, por ka shumë kohë. Nëse shikoj në jetën time, mendoj që ai përgjigjet), Majk tregoi:

“I jam fal zotit çdo natë, i jam lutur për një mundësi të dytë, se e kisha të parin por isha shumë i ri dhe nuk dija si ta menaxhoja. Kur isha 19 vjeç nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin, e kuptoja që nuk isha as për koncerte, për asgjë. Aty kam kaluar një periudhë të vështirë të jetës time”, ka thënë reperi.

Pyetur nga Ori nëse e konsideron veten të suksesshëm, Majk është përgjigjur duke thënë se kërkon gjithmonë e më shumë nga vetja. Përsa i përket këngës ‘Malena’, një bashkëpunim tepër i suksesshëm që në ditët e para të publikimit, reperi ka zbuluar se videoklipi ka ndodhur papritur dhe është hera e parë që ai është shfaqur pa mjekër dhe nuk i ka pëlqyer aspak vetja.

Si baba, Majk nuk mund të thotë dot me siguri nëse është një baba i mirë. Është herët akoma, specifikon ai. Por për nënën e Roanit, ndarja me të cilën shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet, ai do të ketë gjithmonë respekt: “Ajo është nëna e djalit tim dhe unë për të do të kem respekt gjithë jetën…”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: