PRISHTINE – “S’jena mo” është një nga hitet e momentit dhe siç duket, pas këngës ekziston edhe një histori, të cilën dy anëtarët e Babastars, Majk dhe Getoar Selimi deri tani nuk e kishin zbuluar. Por Majk, ka vendosur tashmë që të tregojë publikisht se kujt ia ka dedikuar këtë këngë kaq shumë të suksesshme. Reperi i Babastars, Majk ka thënë se kënga është një dedikim për Era Istrefin, ndërsa është shprehur me humor se, “Ajo (Era) tha je shumë pis, unë i thashë s’jena mo”. Veç të tjerave, Majk është shprehur se pas lançimit të kësaj kënge ka pasur më shumë vëmendjen e femrave dhe i janë rritur kërkesat për seks, “po aq sa mjekra e tij”. Aktualisht Majk po shijon suksesin, ndonëse i duhet të pranojë që nuk ka fituar shumë para nga kënga, sepse u lançua shumë vonë.
(er.nu/summerpages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: