TIRANE- Ministri i ri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majo foli për herë të parë në foltoren e Kuvendit pas marrjes së detyrës.

Që në nisje të fjalës së tij ai nënvizoi domosdoshmërinë e të drejtës së votës për emigrantët shqiptarë, ndërsa kërkoi dhe bashkëpunimin e opozitës për këtë çështje.

“Emigrantet duhet të marrin pjesë në votime elektorale. Ata kanë qenë pjesë dhe kam mëritur detyrimin e politikës për ti dhënë fund kësaj rraskapitje. Pasi shqytarët do të marrin të drejtën e votës sytë e tanë do të jenë edhe më të vëmendshëm ndaj tyre. Kjo shtresë vetëm i ka dhënë shtetit. Në programin e qeverisë është parashikuar ngritja e një fondi për emigrantët. Që ata kur të kthehen të jenë të mirëpritur. E drejta e votës së shqiptarëve jashtë atdheut, regjistrimi i tyre, do kërkojë ndihmën dhe votën e pazëvendësueshme të opozitës. E gjithë do mbetet në kuadrin e fjalëve pastaj. Pa emigrantet e saj, Shqipëria dhe emri shqiptar nuk do të ekzistonte. Administrata dhe sidomos ajo ka qenë bari i mermerte, që të vdesin çdo ditë nga pak fjalën e qeverisjes”, tha Majko.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: