“Ishte jo vetëm një politikan i mirë, por një njeri i mirë.”. Kështu deklaron ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko për Moikom Zeqon, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë. Pasi shkroi disa përjetime në librin e vendosur për të pranishmit në homazhet që po mbahen Muzeun Historik Kombëtar, në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ergys Gjencaj, Majko pohoi se Zeqo për të do të mbetet gjithmonë një mik.

“Për mua ai mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj kur flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur grupin 91-96. Ai ishte ndër më të veçantit e atij grupi. Se them se është rasti, por ai i tillë ishte. Jo vetëm ishte një politikan i mirë, por një njeri i mirë.”,- tha Majko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: