TIRANË

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko reagoi sot ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

“Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si ‘sport’ në marrdhënien me shqiptarët.
Duhet t’i kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!
Sot!… Edhe cmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!”, shkruan Majko.

Përmes një deklarate të botuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, Vulin shprehet se: “Nëse Edi Rama do të kishte tru, ai nuk do të përpiqej të krijonte “Shqipërinë e Madhe”, nëse do të kishte mendje, nuk do të bënte një foto nën flamurin e një “Shqipërie të Madhe” dhe nëse do të kujdesej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte vrasësit nga e ashtuquajtura UÇK”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: