Që kur mori detyrën e re si sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe u zhvendos në Sarajevë, demokraten Majlinda Bregu e kemi parë të postojë në rrjetet sociale foto nga ditët e saj të punës, që përfshijnë takime e mbledhje.

Por sot, ndryshe nga ditët e tjera ajo ka zgjedhur të postojë një foto nga përditshmëria e saj. E veshur sport, me kapele e syze ajo shfaqet buzë detit. Bashkë me të shfaqet edhe një djalë, me shumë gjasa i biri. Të dy duken sikur meditojnë.

Në foton që e ka postuar në rrjetet sociale Majlinda thotë se është shumë tunduese të rrish buzë detit e të mos lahesh.

“Kjo puna bindese ne dimer per te mos u la n’detin e veres, eshte uhhh?? “, – shkruan ajo.

Bregu
Bregu

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb